Aksidentohet çifti italian me motor, gruaja vdes në vend. Rëndë burrii
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Sarandë – Butrint, në fund të Kanalit të Çukës. Ne aksident eshte perfshire nje cift italian, burre e grua, qe udhetonin me motor dhe jane perplasur me nje automjet sikunder e shihni ne foto.
Informacion paraprak
Më datë 24.08.2018, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Sarandë – Butrint” në fund të Kanalit të Çukës ka ndodhur një aksident midis një automjeti dhe motori, me pasojë vdekjen e një personi.
Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip Ford me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip Piaggio me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane (pasagjeria e motorit) dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italian me banim në Genova, Itali.
I dëmtuari ndodhet në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.
Po punohet për gjeneralitetet e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



