E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I plagosur dje  rëndë, kush është Eljon Hato që porositi vrasjen e mjekut nga burgu
Lajme

I plagosur dje rëndë, kush është Eljon Hato që porositi vrasjen e mjekut nga burgu

Ngjarja që tronditi mbrëmë Tiranën mbetet ende një mister për vetë faktin që thuajse çdo minutë del ndonjë detaj i ri rreth saj.

Në konfliktin e armatosur, ku një person mbeti i vrarë dhe disa syresh të plagosur, janë përfshirë edhe emra si Ervis Martinaj apo Ervin Mata.

I pari, Martinaj, biznesmen që zotëron pikat e basteve në kryeqytet, e gjithashtu emër i njohur për disa konflikte të mëparshme.
Ndërsa i dyti, Mata, është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata dhe po ashtu biznesmen i fuqishëm në vend.

Por kush është Eljon Hato, 28-vjeçari i plagosur nga ky sherr dhe që ndodhet në gjendje kritike për jetën?

Eljon Hato është nga Shkodra, ka qenë i burgosur në Lezhë pasi mbi të rëndonte akuza e vrasjes, një ngjarje e ndodhur në vitin 2014.

Gjithashtu thuhet se Hato ka porositur nga burgu vrasjen mjekut Agron Terolli, por që asokohe mjeku i shpëtoi mrekullisht atentatit.

Por cilat janë dyshimet mbi motivin që shtynë të dënuarin për vrasje të paguajë për kokën e mjekut?

Njoftimi i vitit 2015 nga mediat për këtë ngjarje:

Djali i doktorit kohë më parë ka plagosur me armë zjarri pa leje një person duke e lënë të paaftë fizikisht dhe dënimin për këtë vepër penale po e kryen në burgun e Shën Kollit në Lezhë, aty ku qëndron edhe Eljon Hato.

Pikërisht këtu është përqendruar policia në një nga pistat e hetimit, për një hakmarrje të mundshme ndaj djalit të mjekut duke i ekzekutuar babanë. Megjithatë ende nuk dihet se cila është lidhja e të dënuarit Hato me personin që ka mbetur i gjymtuar nga plumbat e djalit të mjekut.

Një tjetër pistë që policia po heton është edhe ajo e vrasjes së mundshme për shkak të detyrës.

I paguar nga Hato për ekzekutimin e mjekut Terolli ka qenë Osman Mulja, i cili edhe u arrestua.Osman Mulja, i paguari nga Hato.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.