E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha ‘thyen’ heshtjen, akuza të forta Ramës e Veliajt: Ja sfida kryesore e opozitës
Lajme

Basha ‘thyen’ heshtjen, akuza të forta Ramës e Veliajt: Ja sfida kryesore e opozitës

Në reagimin e parë pasi deklaroi ngrirjen e postit të tij në krye të PD deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, kryedemokrati Lulzim Basha ka leshuar akuza te forta per ate qe po ndodh ne lulishten te parku i autobuseve ne kryeqytet.

Përmes një statusi në profilin e tij ne FB, Basha leshon akuza të forta ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, lulishtja po prishet me vullnetin e Rames dhe Veliajt, ne favor te klientit te tyre.

Postimi i Bashës

Lulishtja pranë parkut të autobuzave ishte një nga investimet e mia si kryebashkiak në shërbim të qytetarëve të një prej zonave më të populluara të Tiranës. Erjon Veliaj, vegël e bindur në duart e oligarkisë që sundon vendin, e shkatërroi këto ditë lulishten dhe lejoi betonizimin e saj në favor të Besnik Sulajt, klientit të rëndësishëm të Edi Ramës.

Qytetarëve të revoltuar ata iu përgjigjën dje me dhunën e policisë. Edhe më i rëndë qe dhunimi i të drejtave të qytetarëve nga mediat kryesore të vendit të kontrolluara nga oligarkia, të cilat e fshehën protestën dhe dhunën e policisë.

Ndërkohë, Shqipëria po përjeton këto ditë mungesë dritash dhe uji sepse paratë publike u përdorën për të manipuluar votën dhe jo për të blerë energji për njerëzit.

Pushteti oligarkik herët a vonë degjeneron në pushtet të dhunës dhe të errësirës. Përballja me të është sot sfida kryesore e opozitës dhe e të gjithë njerëzve të ndershëm për të ndalur rrënimin e qyteteve, të ekonomisë dhe të ardhmes tonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.