Plgoset me armë zjarri 55 vjeçari në Tiranë
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sonte në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Babrrusë, ku si pasojë ka mbetur një person i plagosur.
Forcat e policisë janë drejtuar për në vendngjarje për zbardhjen e situatës.
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hënë në zonën e Paskuqanit në Tiranë. Urim Vata, rreth 55 vjeç, është qëlluar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Në zonën e Paskuqanit është plagosur me armë zjarri (në këmbë) nga persona ende të paidentifikuar shtetasi U.V., rreth 55 vjeç. Shtetasi i dëmtuar aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë së Tiranës, për ngjarje
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



