E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi/ Gjyqtari Shkëlqim Miri dënohet me 2 vit e 6 muaj burg
Lajme

Vendimi/ Gjyqtari Shkëlqim Miri dënohet me 2 vit e 6 muaj burg

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar sot me 2 vit e gjashtë muaj burgim gjyqtarin Shkëlqim Miri. Gjyqtari Shkëlqim Miri është akuzuar për korrupsion.

 

Prokuroria ka kërkuar që gjyqtari Miri të dënohet me 4 vite burgim, por sot Gjykata ka vendosur që të japë gjykimin e shkurtuar, pra vetëm 2 vit e 6 muaj burg.

Shkëlqim Miri është hetuar në masën e sigurisë “arrest në burg”. Gjyqtari u ndalua në 10 Nëntor të vitit të kaluar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërkohë që në banesën e tij, policia gjeti një shumë prej gati 30 milionë lekë të rinj.

Sipas organit të akuzës, gjyqtari Miri ka marrë para në këmbim të ndryshimit të akuzës për shtetasin Gentian Doda, nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje. Doda ishte ekstraduar nga SHBA, pasi ishte në kërkim për një vrasje të dyfishtë në Burrel në 1997-n.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.