Protesta/ Nikolla i përgjigjet kërkesave të studentëve: Përgjysmimi i tarifave është tagër i….
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka dalë në një konferencë për mediat, lidhur me protestat e studentëve dhe kërkesat e tyre.
“Kanë kërkuar një takimin me ministren në shesh. Ata s’meritojnë tu përgjigjesh pa dëgjuar nevojshëm dhe mjaftueshëm njeri-tjetrin, meritojnë tu përgjigjen edhe në zyrën e ministrisë edhe në auditorë apo aula të tjera ku komunikimi mund të jetë etik”.
Lidhur me kuotat vjetore që duhet të paguhen, ministrja tha se nuk ka pasur rritje gjatë kohës që ajo ka drejtuar Ministrinë e Arsimit, përveç një përjashtimi që preku vetëm 4 mijë studentë. Sipas saj, nga viti 2013 deri më sot ka pasur vetëm një rritje tarife në vitin 2014.
“Në vitin 2009 tarifa minimale ishte 12 mijë në 2013 kjo tarifë shkoi në 14300 lekë. Tarifa mesatare nga 16500 shkoi në 20500 duke impaktuar 13 mijë studentë. Tarifa maksimale ishte 30 mijë shkoi 45 mijë, pra një rritje prej 50% dhe ka impaktuar 4 mijë studentë. Efekti financiar i kësaj shifre ka kapur shifrën 128 mln lekë. Në vitin 2013 -2017 kemi një rritje tarifash vetëm në 2014. Tarifa minimale ishte 14430 shkoi në 20 mijë ka impaktuar 4500 studentë, pra një rritje prej 5570 lekë. Tarifa mesatare nga 20600 shkoi 21600 dhe tarifa maksimale zero rritje. Pra kjo rritje e tarifash nuk ka prekur të gjitha programet e studimit. Ka prekur shkencat e natyrës dhe gjuhet e huaja. Efekti financiar është 75 mln lekë”.
Për një prej kërkesave të studentëve, ajo për përgjysmimin e kuotave të studimit, ministrja tha se kjo është një “vendimmarrje që i përket vetë universiteteve”. Ajo i ftoi ekipet e universiteteve të bëjnë studime lidhur me mundësinë e plotësimit të kësaj kërkesë.
Në lidhje me kërkesën tjetër për kushte më të mira, Nikolla tha se janë bërë disa investime dhe të tjera janë planifikuar apo janë në proces realizimi.
“Studentët kanë shumë të drejtë kur kërkojnë kushte më të mira. Jemi të vendosur që vit pas viti të adresojmë projekte investuese në Qytetin Studenti dhe institucione të tjera akomoduese ku akomodohen studente. Në Tiranë janë investuar 5.3 mln euro në godia të fakultetit të Inxhinierisë, është një investim nga partnerët gjerman KFV dhe do rikontruktohen 8 godia, kjo është një punë në proces”.
Në lidhje me pikën 4 të VKM-së që detyron studentët të paguajnë për provimet e prapambetura, ministrja tha se ajo s’ka hyrë ende në fuqi. Megjithatë, shtoi se, do ti propozojë kryeministrit që tagrin për këtë vendimmarrje ta ketë jo më Këshilli i Ministrave, por vetë universitetet.
“Vërtet kërkojnë anulimin e një pike të një VKM-je, por që nuk impakton dhe nuk ka hyrë në fuqi për këta studentë, sepse VKM nuk ka fuqi prapavepruese. Lidhet me studentët që futen sivjet në vit të parë dhe vitin tjetër ajo mund të ketë efekti. Por gjithësesi ne bëmë një diskutim shterues me rektorët dhe dekanët dhe janë po ata që do të adresojnë në meganizat dhe patjetër unë jam e hapur që të ecim drejt një propozimi të Këshillit të Ministrave që kjo pikë tu lihet tagër universiteteve dhe mos jenë pjesë VKM-së”.
***
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se është e gatshme të negociojë me studentët për kërkesat që ata kanë. “Unë jam tejet e qetë, me durim dhe vullnet për të komunikuar me studentët. Unë nuk mund të dal në rrugë dhe të komunikoj, sepse vetë studentët nuk e meritojnë të komunikoj në rrugë”, tha ministrja për Ora News.

“Studentët janë njerëz të lirë, janë në të drejtën e tyre të protestojnë për dicka që ata ndjejnë. Por e vërteta është tjetër. Ka nisur si një reagim në fakultetin e Arkitekturës për shkak se administratorja e atij Universiteti ka vendosur një afat kohor për pagesën e tarifës, gjë të cilën studentët kanë dashur në një kohë tjetër pagesën e tarfiës, gjë që është pranuar nga stafi i Universitetit. Edhe degani ka qenë në komunikim me ta. Ky moment është përdorur nga segemente të tjera për të pasur në kërkesë më të madhe, për të ulur tarifat e studimit. Por nuk ka asnjë rritje të tarifave të studimit. Dhe tjetra kërkojnë është që studentët që mbesin nuk duhet të paguajnë vitin që përsëritin. Unë, zv.ministrja dhe këshilltari kemi kërkuar që një përfaqësi e tyre të vijnë dhe të diskutojnë. Për mua nuk ka rëndësi nga inkurajohen dhe nga e marrin nxitjen. Unë jam e vendsour për të komunikuar dhe të sqaroj”, tha Nikolla.

Pagesa me këste
“Administratorët e Universiteteve Publikë kanë ndryshuar dhe kanë vendosur të paguajnë me këste. Sic ka qenë pagesa, të vijohet edhe në vitet e tjera akademike”, u shpreh ministrja.
Pagesa për çdo kredit
“Kërkesa është që studentët që mbesin mos paguajnë tarifën. Ju bëj me dije se edhe me ligjin e vjetër ka qenë njësoj. Studentët që ngeleshin paguanin vitin. Kjo është e shkuar dhe në aktet ligjore të mëparshme. Ajo që është vullneti i Universiteteve, por edhe i shoqërisë është se nuk duhet të dekurajojmë cilësinë, por të motivojmë cilësinë. Por unë jam tejet e qetë, me durim dhe vullnet për të komunikuar me studentët. Unë nuk mund të dal në rrugë dhe të komunikoj, sepse vetë studentët nuk e meritojnë të komunikoj në rrugë”, shtoi ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



