E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse u rikthyet në PD? Flet Oketa: Gjykova se për të dhënë kontributin tim…
Lajme

Pse u rikthyet në PD? Flet Oketa: Gjykova se për të dhënë kontributin tim…

Një nga emrat më  me peshë në Partinë Demokratike, Gazmed Oketa, edhe pse deklaroi se do të largohet përfundimisht nga politika ka ndërruar mëndje rrugës dhe për këtë ai tregon se cila ishin shtysat që e rikthyen sërish atë në Partinë Demokratike.

oketa-699x450

Në një bisedë telefonike  për emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës, Oketa deklaroi se rikthimi i tij në politikë dhe në PD lidhet me zhvillimet e fundit politike, por më kryesorja tha ai ishte protesta e studentëve, e cila shtoi ai ka shtuar shpresat e shoqërisë shqiptare.

Ai komentoi gjithashtu edhe disa zëra, të cilët flasin se Gamend Oketa do të jetë kandidati për të sfiduar kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon në zgjedhjet lokale, por Oketa tha se nuk është e vërtetë një gjë e tillë.

“Motivet që më bënë të rishikojë do të përpiqem t’i përmbledh  shkurt. Së pari  ishin zhvillimet politike në vend. Lëvizja e studentëve dhe protesta më ktheu besimin se mund të ndryshojë situata, protesta e banorëve të Astirit si dhe ajo e Teatrit Kombëtar. Unë besoj se mjafton të përmendim rastin e fundit të Unazës së Re, që nga buxheti do të avullonin 30 milionë euro. Miqtë e mi më të mirë janë tek e djathta. Këtë dite takimet me ta u shtuan”, tha Oketa.

Më kë komunikuat që u joshët për t’u kthyer tek Partia Demokratike ?

Nuk është se është ndonjë emër i përveçëm. Në rast se nuk do të kisha një kostum politikani, do të më shihnit krah studentëve. Gjykova se për të dhënë kontributin tim është ai  kontributi politik. Unë bëj pjesë tek ata njerëz që nuk duan të largohen, duke mos dashur që të ikin fëmijët e mia. Lëvizja e studentëve ka rikthyer shpresën dhe besimin.

A është ndër miqtë  më të mirë zoti Basha?

Me Bashën kam patur raporte miqësore.  Kemi patur një komunikim normal dhe tejet qytetar.

Ka zëra që flasin se ju do të jeni kandidati për krye bashkiakun e Durrësit?

Nuk është hera e parë që qarkullon një lajm i tillë, derisa të dallojmë dëshirën e disa individëve është apo nuk është e vërtetë. Rikthimi im nuk ka lidhje aspak me këtë çështje. Unë jam rikthyer me shpresën dhe besimin, pasi e kam parë politikën si një lojë skuadre. Nuk ka lidhje me aferë apo Pazar personal. Unë jam kthyer me dëshirën për të kontribuar dhe për të bërë mirë. Në një moment që vendi ka nevojë,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.