E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A është ‘Altus Resort’ i Termet Peçit që u financua nga AZHBR?!
Denoncime

A është ‘Altus Resort’ i Termet Peçit që u financua nga AZHBR?!

DENONCIM/ Resorti i fshehur në Tepelenë, i motrës së Tërmet Peçi me fondet e AZHBR-së

Një denoncim i mbërritur nga një qytetar në Tepelenë ngre pikëpyetje mbi një investim turistik në zonën e Rexhinës, ku ndodhet “Altus Resort”, një kompleks i promovuar si destinacion mes maleve dhe natyrës.

Në materialin promovues të resortit thuhet:

“Mes maleve, komoditeti merr një tjetër kuptim. Një vend i krijuar për t’u shkëputur nga zhurma e përditshmërisë dhe për t’u afruar me qetësinë e natyrës.”

Por pas pamjes së qetë të resortit, qytetari që iu drejtua redaksisë ngre pretendime që kërkojnë transparencë institucionale.

Sipas denoncimit, Altus Resort dyshohet se lidhet me deputetin socialist dhe ish-kryetarin e Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, ndërsa për ndërtimin ose zhvillimin e tij pretendohet se janë përdorur edhe fonde të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, AZHBR.

Aplikimi është bërë në emëe rë motrës së depetetit Manjola Hasko (Peçi)

Rasti ngre disa pyetje që kërkojnë përgjigje nga AZHBR-ja dhe institucionet përgjegjëse.

Kush është pronari real i Altus Resort?

Subjekti fonde nga AZHBR-ja, IPARD  250.000 euro.

Publik.al verifikoi  financim nga AZHBR-ja dhe rezulton i saktë.

https://azhbr.gov.al/projekt/agroturizem-rexhini-shpk/

Manjola Hasko rezulton të jetë drejtoreshë e shkolles Avni Rustemi, Tepelenë.

Ky  investim privat eshte i lidhur me ish-kreun e bashkise Tepelene Termet Peçi që  është financuar me para të administruara nga një agjenci shtetërore, transparenca nuk është çështje vullneti, por detyrim ndaj qytetarëve.

Publik.al do të kërkojë informacion zyrtar nga AZHBR-ja, QKB-ja dhe institucionet përkatëse për të verifikuar pronësinë, financimin dhe çdo lidhje të mundshme mes Altus Resort dhe deputetit Tërmet Peçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.