A i ka kërkuar Vuçiç ndarje të Kosovës?/ Përgjigjet Rama
Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetari Ilir Babaramo, nëse në takimet e shpeshta me Aleksandër Vuçiç, sot President i Serbisë, një ndarje e Kosovës apo jo.
Rama nuk ka pohuar por as edhe nuk ka mohuar një fakt të tillë, por tha se, “Presidenti i sotëm i Serbisë e dëshiron realisht një zgjidhje përfundimtare për Kosovën, nga ana tjetër nuk i qaset zgjidhjes përfundimtare si me shpatë.
Pra edhe e do një zgjidhje përfundimtare, por ndodhet në një pikë ku nuk ka.”
Rama u shpreh se Shqipëria në çdo tavolinë me shtetet e tjera, Kosova ka qenë gjithmonë dhe do të jetë pjesë e axhendës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



