E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A ka lidhje “shkarkimi i ambasadores”  me zyrtarin e DASH që anashkalon Shqipërinë?!
Lajme

A ka lidhje “shkarkimi i ambasadores” me zyrtarin e DASH që anashkalon Shqipërinë?!

Një ditë më parë, një lajm bëri shumë bujë jo vetëm në median tradicionale, por edhe në atë sociale.

Qeveria shqiptare lajmëroi në mënyrë të pazakontë dhe të paprecedent, se ka nisur procedurat për largimin e Yuri Kim nga Shqipëria.

Ministria e Jashtme ka bërë një postim që i kapërcen të gjithë skrupujt dhe etikën diplomatike të çdo shteti serioz. Ajo ka njoftuar publikun shqiptar, gjoja në emër të mediave të interesuara, se ambasadores amerikane në Tiranë i ka filluar procedura e shkarkimit. Në njoftimin e ministrisë pranohet se ‘procedura për zëvendësimin e ambasadores ka nisur zyrtarisht’.

Image

Në fakt, ata që njohin praktikën diplomatike e dinë mirë se shteti që ka ambasadorin, në këta rast SHBA, i dërgon një dokument shtetit pritës, në këtë rast ministrisë së jashtme, për ta informuar se ka nisur procedurën e zëvendësimit. Pra ajo që ka ndodhur është se si zakonisht, Departamenti i shtetit përmes ambasadës së tij në Tiranë njofton ministrinë e Olta Xhaçkës se procedura ka filluar.

****

Mendohet se kjo situatë lidhet me përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të marrë në dorë edhe drejtuesin e SPAK, ndërkohë që e gjithë arkitektura e drejtësisë së re kontrollohet plotësisht prej tij.

Ambasada amerikane nuk ka reaguar për këtë çështje, ndërkohë që një zyrtar i Departamentit të Shtetit ka vendosur të vizitojë rajonin këto ditë.

https://publiktv.live/keshilltari-i-dash-vjen-ne-ballkan-viziton-rajonin-por-jo-shqiperine/

Megjithatë, ai ka shmangur Shqipërinë nga turi i tij. Nuk dihen shkaqet e këtij vendimi.

Në njoftimin e DASH bëhet me dije se Derek Chollet do të udhëtojë në Kosovë, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë me një delegacion ndërinstitucional.

Turi i tij ballkanik do të zhvillohet nga data 11-17 dhjetor. Sipas DASH, kjo vizitë nënvizon përkushtimin e qëndrueshëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.