E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A ndikon dorëheqja e Elsa Toskës nga Kushtetusja për dosjet  në gjykim për  Berishën dhe Pëllumb Gjokën?
Lajme

A ndikon dorëheqja e Elsa Toskës nga Kushtetusja për dosjet në gjykim për Berishën dhe Pëllumb Gjokën?

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska ka dhënë dorëheqjen. Burimet thonë se ajo është dorëhequr për arsye personale.

Me ikjen e Toskës, gjykata mbetet me 8 anëtarë nga 9 që ka në organikë. Kjo situatë pritet të komplikojë vendimmarrjet pasi në rast të një vendimmarrje me 4 me 4 vota, Kushtetuesja s’mund të dalë me vendim.

 Elsa Toska ka dhënë dorëheqjen për arsye personale dhe kërkesa është depozituar në protokoll.

Toska largohet në kohën kur në Gjykatën Kushtetuese pritet të shqyrtohen çështje shumë të rendësishme siç është dosja Berisha apo rasti i biznesmenit Pëllumb Gjoka ku diskutohet per vlefshmërinë e përgjimeve të Sky ECC.

Kujtojmë se gjytarja Elsa Toska kishte në shqyrtim edhe çështjen e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.