E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria po zbrazet  frikshëm nga e ardhmja, 20 mijë nxënës më pak se  viti i kalur
Lajme

Shqipëria po zbrazet frikshëm nga e ardhmja, 20 mijë nxënës më pak se viti i kalur

Naim Noka

Alarmi i shkollave të zbrazura

Qeveria Rama, ngelëse në arsim

Shkollat 9-vjeçare e nisin vitin me 20 mijë fëmijë më pak se një vit më parë

Sot  starton  viti i ri shkollor dhe shifrat janë alarm për të ardhmen  egzistenciale.
Në vitin shkollor 2024-2025, vetëm 238 mijë fëmijë do të ndjekin arsimin në sistemin publik 9-vjeçar, sipas Ministrisë së Arsimit.
Kreu i qeverisë Edi Rama dhe ministja e Arsimit Manastirliu   e filluan ditën me mesazhe urimi për fillimin e viti të ri shkollor duke  radhitur me dhjetra arritje spektakolare dhe librat falas.

Kjo përfaqëson një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar, ku numri i nxënësve ishte 258 mijë, pra 7.8% më pak ose 20 mijë nxënës më pak brenda vetëm një viti.

Nëse këto ritme vazhdojnë, a do të ketë ende fëmijë në Shqipëri për të mbushur bankat e shkollave?

Problemi është shumë më i thellë sesa një tkurrje vjetore e numrave.

Që nga viti 2014, vendi ka humbur 125 mijë nxënës në arsimin 9-vjeçar, një rënie prej 34.5%.

Ministreshat e arsimit në 12 vite
Ministreshat e arsimit në 12 vite

Dhe kjo nuk është një shifër statike – në fakt, të dhënat tregojnë se tkurrja e nxënësve në vitet e ardhshme do të përshpejtohet edhe më tej. Me lindjet në rënie dhe emigracionin masiv të moshave të reja, Shqipëria po përballet me një eksod të së ardhmes së saj.

Një nga pasojat më të prekshme të kësaj rënieje dramatike është mbyllja e shkollave.
Nga viti shkollor 2012-2013 deri në 2021-2022, janë mbyllur 295 shkolla 9-vjeçare në të gjithë vendin, duke e ulur numrin e tyre nga 1,346 në 1,051.

Dhe më e keqja, shumica e këtyre shkollave të mbyllura ndodhen në zonat rurale, ku numri i fëmijëve ka rënë në mënyrë alarmante.

Pse po ndodh kjo?

Përgjigjja është një kombinim i disa faktorëve që Shqipëria nuk i ka adresuar siç duhet për vite me radhë.
Lindjet në rënie, emigracioni i pakontrolluar, dhe mungesa e perspektivës për të rinjtë kanë krijuar një cikël të pashmangshëm të zbrazjes së vendit.

Në censin e fundit të vitit 2023, vetëm 24 mijë fëmijë kanë hyrë në klasën e parë, një tjetër tregues i fortë se numri i të rinjve po pakësohet me shpejtësi.

Në vitin 2000, Shqipëria kishte 42% më shumë shkolla 9-vjeçare se sot. E sotmja tregon një rrugë që vendi e ka marrë prej dekadash drejt një të ardhmeje gjithnjë e më bosh. Ndërsa kryeministri mburret  me  arritjen  e tij në arsim , libra falas për 238 mijë fëmijë

Nëse politika arsimore dhe sociale nuk ndryshon, ne mund të jemi duke dëshmuar një krizë që do të godasë themelet e vendit.

Rënia drastike e të rinjve – për shembull, në grupmoshën 15-19 vjeç, ku nga 268,756 të rinj të numëruar në vitin 2011, sot ka vetëm 142,943 të tillë – është një kambanë alarmi që duhet dëgjuar.

Nëse Shqipëria vazhdon të zbrazet nga fëmijët e të rinjtë, pyetja që duhet të bëjmë është: kush do të ndërtojë të ardhmen e këtij vendi?

Kjo është drama e vërtetë për vendin dhe është më shumë sesa thjesht një krizë demografike.

Është një krizë ekzistenciale për një vend që duket se po humbet betejën me kohën dhe politikën e dështuar për të mbajtur të rinjtë brenda kufijve të saj. Fytyra e Shqipërisë së 2050-ës, do të jetë e rrudhur dhe plakur  me shkolla të mbyllura dhe rrugë të zbrazura? Të dhënat na thonë se po. Ndërsa babapiktori projekton  në mendjen e tij “Shqipërinë 2030” vetëm brenda vitit ka 20 mijë fëmijë më pak në bankat e shkollës.  Lavdi zotit që  pensionistët nuk kanë nga ikin dhe do të votojnë për  “Shqipërinë 2030”  duke e çuar ‘babapiktorin’  nga fitorja në fitore!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.