‘A t’jep nana n’Kosovë’, motra e Gimbos ‘dridh’ rrjetin për Selinën
Romanca e mundshme mes dy banorëve të Big Brother VIP Albania po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj.
Teksa Gimbo po e shfaq hapur pëlqimin për Selini gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duket se mbështetja për këtë afrim po vjen edhe nga familjarët e tij.
Në rrjetet sociale, një faqe fansash ka ngacmuar dyshen me pyetjen: “A t’jep nana n’Kosovë?”. Përgjigjja erdhi menjëherë nga motra e Gimbos, Elona Blakaj, e cila komentoi pa hezitim:
“E jep, e jep.”
Komenti i saj u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta dhe duke entuziazmuar fansat e dy banorëve. Shumë ndjekës e interpretuan këtë si një “miratim familjar” për një lidhje të mundshme mes tyre.
Ndërkohë, brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, afrimiteti mes Gimbos dhe Selinit po bëhet gjithnjë e më i dukshëm, duke i bërë fansat të spekulojnë se mes tyre mund të lindë një histori e re romance gjatë spektaklit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




