Surpriza e radhës, Egzona Ademi banorja më e re e Big Brother VIP Albania
Edicioni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” pritet të sjellë emra të rinj në ekran, ndërsa lista e personazheve që mund të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri vijon të pasurohet.
Burime pranë Publik.al bëjnë me dije se Egzona Ademi pritet të jetë një nga banoret e këtij edicioni, duke iu bashkuar garës televizive që këtë sezon pritet të nisë më 19 dhjetor.
Pjesëmarrja e saj në formatin e njohur do të ishte një tjetër surprizë për publikun, në një edicion ku interesi për emrat e konkurrentëve ka nisur të rritet ndjeshëm.
Deri më tani, produksioni nuk ka publikuar një listë zyrtare të banorëve, ndërsa emra të ndryshëm kanë qarkulluar në media dhe rrjetet sociale. Mes personazheve të përfolur janë këngëtarë, moderatorë dhe figura të njohura të ekranit.
Egzona Ademi do të jetë një prej emrave që do të provojnë eksperiencën e izolimit dhe bashkëjetesës përpara kamerave, në një format ku dinamika mes banorëve dhe reagimi i publikut janë vendimtarë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



