E enjte, 29 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“A u lave ti?” – Plas keq sherri mes Dea Mishel dhe Erion Braçes
Lajme

“A u lave ti?” – Plas keq sherri mes Dea Mishel dhe Erion Braçes

“Deputeti i dytë që më ofendon dhe më bllokon”

Tirana është përfshirë nga tensione gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë, ku një grup protestuesish kanë qëlluar me vezë drejt automjetit të deputetit Erion Braçe. Situata ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të policisë, pasi për disa momente ka degraduar në përplasje mes qytetarëve protestues dhe efektivëve.

Ngjarja nuk ka mbetur vetëm në terren, por është shndërruar shpejt në një temë të nxehtë diskutimi edhe në rrjetet sociale. Një nga reagimet më të komentuara ka ardhur nga influencuesja Dea Mishel, e cila i është drejtuar deputetit me një mesazh me tone ironike.

“Erion mirëdita, si je? Vinte shumë erë vezë makina? E lave vetë apo në servis? Apo e ke lënë për momentin? Kujdes se thahet dhe mezi e heq pastaj”, ka shkruar ajo, duke shtuar gjithashtu me ironi edhe pyetje lidhur me nevojën për një kontroll mjekësor pas incidentit.

Nga ana e tij, reagimi i Erion Braçes ka qenë i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë. “Aau, je larë ti?!”, është përgjigjur ai, përpara se të vendoste ta bllokonte influencuesen në platformën Instagram.

Ky episod është bërë publik nga vetë Dea Mishel, e cila e ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e bllokimit, duke theksuar se deputeti ishte i radhës në listën e figurave publike që e bllokojnë pas përplasjeve virtuale.

“Deputeti i dytë që e çon muhabetin në ofendime personale dhe më bën block. Me një tek koment ky s’mbajti fare… Po i mbledh si ‘pokemonë’ brenda muajit”, ka deklaruar ajo.

Rasti ka rikthyer në vëmendje përplasjet e shpeshta të influencueses me figura publike dhe politike, duke përfshirë edhe debate të tjera të mëparshme që kanë marrë vëmendje në rrjetet sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.