E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Abuzimet me fondet e IPARD-it, SPAK merr në pyetje Frida Krifcën
Lajme

Abuzimet me fondet e IPARD-it, SPAK merr në pyetje Frida Krifcën

Ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, është marrë në pyetje për disa orë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në lidhje me hetimet mbi përdorimin e fondeve të programit IPARD.

Seanca e marrjes në pyetje është zhvilluar më 17 mars dhe është drejtuar nga prokurori Klodian Braho, i cili po ndjek dosjen që lidhet me dyshime për shpërdorim fondesh në sektorin e bujqësisë. Krifca është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes, ndërsa hetimet janë thelluar ndjeshëm në këtë fazë.

Në kuadër të të njëjtit hetim, më herët është paraqitur për të dhënë shpjegime edhe Reni Ashiku, i njohur si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-ministres.

Sipas burimeve për mediat pranë organit të akuzës, dosja po trajtohet me përparësi të lartë. Krahas dëshmive të personave të përfshirë, hetuesit janë duke grumbulluar dokumentacion dhe prova të tjera që lidhen me skemën e dyshuar të abuzimit me fondet, me synimin për të zbardhur plotësisht mekanizmin e funksionimit të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.