E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Abuzohet seksualisht 10-vjeçari në Gjirokastër, autori largohet drejt Greqisë
Lajme

Abuzohet seksualisht 10-vjeçari në Gjirokastër, autori largohet drejt Greqisë

Një ngjarje e rëndë po hetohet në Gjirokastër, ku një i mitur rreth 10 vjeç ka denoncuar një 17-vjeçar për abuzim seksual të dyshuar.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri, i shoqëruar nga nëna e tij, i është drejtuar strukturave të policisë lokale për të kallëzuar ngjarjen, e cila dyshohet se ka ndodhur rreth katër ditë më parë. Incidenti pretendohet të ketë ndodhur në një godinë të braktisur në zonën e ish-NSHN-së, pranë lagjes Zinxhira, ku jeton edhe familja e të miturit.

Në dëshminë e tij, fëmija ka deklaruar se është lidhur me litar nga 17-vjeçari, ndërsa në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe tre të mitur të tjerë, të moshës 10–12 vjeç, të cilët sipas tij kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Ai ka pretenduar gjithashtu se pas aktit është kërcënuar për të mos treguar.

Burime paraprake bëjnë me dije se i dyshuari është larguar drejt Greqisë, ndërsa kallëzimi është bërë vetëm së fundmi nga familja e të miturit.

Policia e Shtetit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe verifikimin e pretendimeve, ndërkohë që pritet një reagim zyrtar për këtë rast.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.