E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Açka kundërshton projektligjin për AMA-n/ “Nuk ka vlerë, Rama i përkëdheluri i mediave”
Flash

Açka kundërshton projektligjin për AMA-n/ “Nuk ka vlerë, Rama i përkëdheluri i mediave”

Deputetja e PD-së, Flutura Açka, ka komentuar projektligjin për AMA-n, duke thënë se ky ligj nuk rregullon asgjë.

Açka ka hedhur akuza duke thënë se kryeministri Edi Rama ka arritur të blejë shumicën e mediave në Shqipëri dhe është i përkëdheluri i tyre.

“Mjedisi ynë audio-vizual nuk është etik, është banal. Ata flasin me zë të lartë dhe u çajnë kafkën shqiptare me atë që thonë. Ky ligj, nuk e rregullon këtë rol thelbësor.

Në Shqipëri kjo lehtësi e padurueshme, shkon nga represioni i hapur i medias. Në këtë hapësirë pa kontroll ky ligj shton pasiguritë e tij.

Kur erdhi Rama në pushtet, sulmin ndaj tij e cilësoi si sulm ndaj fjalës së lirë. Po këto shërbime ndaj qytetarëve i ka tejkaluar me absolutizimin e tij.

Ai i ka blerë hapur. Kryeministri ynë është më i përkëdheluri nga media madje i krijuar nga spektakli i rremë. Nuk e ndryshon nga diktatorët absolutë. 10 vjet më pas spektakli politik është i madh, madje bie në nivelin e fushatave me tallava. Madje e shquan si diçka të zgjuar.

Qysh prej çështjes ‘McGonigal’ ka hyrë në ‘agjërim’ politik duke na zbehur cirkun në Kuvend. Një treg pa rregulla dhe në një treg të tillë vetëm mohimi është abuzim, pra vetëm me gjoba. Pra, kush na siguron se pas miratimit do të ecë mbarë kur po ecim me nxitim? S’ka vlerë, Rama është më i përkëdheluri nga mediat!” theksoi Açka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.