E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aeroporti i Rinasit ndërpret operacionet në pistë
Flash

Aeroporti i Rinasit ndërpret operacionet në pistë

Mesditën e kësaj të shtune, Tirana është përfshirë nga mot i keq, me reshje të dendura shiu dhe erëra të fuqishme. Stuhia ka ndikuar drejtpërdrejt në trafikun ajror, duke krijuar vështirësi në uljen e avionëve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Sipas të dhënave nga Flightradar24, shtatë avionë janë ulur njëri pas tjetrit brenda një kohe të shkurtër, teksa kontrollorët dhe pilotët po punojnë për të menaxhuar situatën.

Megjithatë, jo të gjitha fluturimet kanë mundur të kryhen me sukses. Një avion i kompanisë “LOT Air” nuk ka arritur të ulet për shkak të erërave të forta, pavarësisht disa përpjekjeve të pilotit për të manovruar mbi pistë.

Autoritetet e aeroportit vijojnë të monitorojnë situatën dhe pritet që zhvillimi i mëtejshëm i kushteve atmosferike të përcaktojë rrjedhën e operacioneve ajrore gjatë pasdites.

Ndërkohë, Aeroporti ka bërë një njoftim se për shkak të situatës, se ndërpret operacionet në pistë për 30 minuta.

Stuhi në gjithë vendin

Stuhia tropikale godet vendin, bllokohen rrugët në Tiranë dhe

Durrësi dhe Tirana

Një stuhi tropikale ka përfshirë pasditen e sotme gjithë vendin. Më e rënduar situata është në qytetin bregdetar të Durrësit dhe Tiranë, ku erërat e fuqishme dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në lëvizje.

Ndryshimi i menjëhershëm i kushteve atmosferike ka detyruar qytetarët dhe pushuesit të braktisin plazhet në Durrës dhe të kërkojnë strehim.

Stuhia tropikale godet vendin, bllokohen rrugët në Tiranë dhe

Tiranë

Sipas banorëve të Durrësit, ky fenomen nuk është i pazakontë. Ata thonë se çdo fund gushti shënon një pikë kthese të motit, e njohur ndryshe si “fryma e vjeshtës”, një paralajmërim i hershëm për fundin e sezonit veror.

Stuhia tropikale godet vendin, bllokohen rrugët në Tiranë dhe

Durrës

Edhe në kryeqytet moti mori kthesë paraditen e sotme, ku pas një ere të fotë filluan reshjet e shiut të cilat janë më intensitet të lartë.

Stuhia tropikale godet vendin, bllokohen rrugët në Tiranë dhe

Tiranë

Stuhia shkaktoi rrëzimin e disa pemëve në zona të ndryshme, si te ish-stacioni i Trenit, Shkolla e Bashkuar apo tek zona e oxhakut, ku qarkullimi është bllokuar për shkak të rrëzimit të një pemë.

Stuhia tropikale godet vendin, bllokohen rrugët në Tiranë dhe

Tiranë

Një situatë e tillë paraqet rrezik për qytetarët, të cilët këshillohet të mos dalin nga shtëpia, nëse nuk kanë arsye të fortë.

Stuhia tropikale godet vendin, bllokohen rrugët në Tiranë dhe

Tiranë

Edhe drejtuesit e mjeteve duhet të rrisin vigjilencën në rrugë dhe të tregohen të kujdesshëm,  që të shmangin aksidentet e mundshme.

Reshjet e shiut pritet të jenë intensive deri rreth orës 15:00.

Pas temperaturave të larta që na kanë shoqëruar gjatë këtyre muajve të verës, kjo e shtunë pritet të jetë me reshje shiu në disa qarqe të vendit.

Meteorologët parashikojnë reshje intensive në qarqet Lezhë dhe Durrës. Ndërsa, në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata ndërsa temperaturat nuk do ti kalojnë 28 grade celsius.

Nisur nga këto parashikime, Bashkitë Vlorë dhe Tiranë i kanë bërë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mos parkojnë mjetet në zonat që kanë rrezik për përmbytje.

Si pasojë e motit me shi, nuk do te lejohen dalja e mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit ne det.

Për shkak të përkeqësimit të motit, edhe Policia Rrugore i bëri apel drejtuesve të mjeteve që të mos udhëtojnë me shpejtësi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.