E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AIDA refuzon të japë informacione për projektin e ishullit të Sazanit
Lajme

AIDA refuzon të japë informacione për projektin e ishullit të Sazanit

Investitori kërkoi konfidencialitet

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka refuzuar të bëjë publik informacionin lidhur me projektin e planifikuar në ishullin e Sazanit, duke argumentuar se çështja mbetet konfidenciale dhe në fazë të ndjeshme proceduriale.

Sipas një reagimi të bërë publik nga avokati Erald Aga, në përgjigjen zyrtare të kthyer nga AIDA theksohet se institucioni është i detyruar të ruajë konfidencialitetin, çka e bën të pamundur ndarjen e detajeve të kërkuara për projektin në fjalë.

Në dokumentin e përgjigjes evidentohet gjithashtu se projekti është aktualisht pjesë e një procesi auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), i cili pritet të zgjasë deri më 30 shtator 2026. Në këto kushte, AIDA argumenton se publikimi i informacionit mund të dëmtojë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të konsiderueshme ecurinë e auditimit.

Më tej, agjencia nënvizon se pala shqiptare vijon të jetë në negociata me palën e interesuar për zhvillimin e projektit. Për shkak se nuk ekziston ende një marrëveshje përfundimtare, nuk mund të jepen detaje mbi diskutimet dhe procesin negociues mes palëve.

Në përfundim, AIDA mban qëndrimin se transparenca në këtë fazë është e kufizuar për arsye ligjore dhe proceduriale, deri në përmbylljen e auditimit dhe finalizimin e projektit.

Agjencia shtetërore: S’ japim dot informacion mbi aplikimin për

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.