E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja
Flash

Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Levan–Tepelenë, ku përplasja mes dy automjeteve ka rezultuar fatale për një grua 39-vjeçare.

Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Kia” dhe një automjet tip “Benz”. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesja e mjetit “Kia”, një 39-vjeçare, ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër dhe një pasagjer që udhëtonte me të kanë mbetur të plagosur. Të dy janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:20, kur automjeti i drejtuar nga shtetasja me inicialet N. A. është përplasur me mjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi P. M.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesja e “Kia”-s ka ndërruar jetë në vend, ndërsa drejtuesi i “Benz”-it dhe pasagjeri S. R. janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Fier / Informacion paraprak-Rreth orës 07:20, në aksin rrugor “Levan–Tepelenë”, shtetasja N. A., rreth 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Kia”, është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. M.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasja N. A., ndërsa shtetasi P. M. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Benz”, shtetasi S. R., ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.