Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari
Një aksident tragjik është regjistruar në aksin rrugor Levan–Tepelenë, konkretisht në kryqëzimin e Cakranit, ku dy automjete janë përplasur mes tyre.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet që drejtohej nga shtetasi S. B., 30 vjeç, dhe një tjetër mjet me drejtues një të mitur, O. M., rreth 16 vjeç.
Përplasja ka qenë e rëndë dhe, si pasojë, i mituri ka pësuar plagë të rënda, duke humbur jetën gjatë transportit për në spital. Pamjet nga vendngjarja tregojnë dëmtime të konsiderueshme të mjeteve, çka dëshmon për fuqinë e impaktit.
Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident fatal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



