E shtunë, 14 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Aksident fatal në rrugën e Arbrit, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur
Lajme

Aksident fatal në rrugën e Arbrit, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur

Një aksident tragjik është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku përplasja e dy automjeteve ka shkaktuar dy viktima dhe pesë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, kur dy automjete, që drejtoheshin nga shtetasit B. O., rreth 42 vjeç, dhe A. F., rreth 45 vjeç, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi 42-vjeçar i njërit prej automjeteve, si dhe një pasagjere, shtetasja M. F., e cila udhëtonte në automjetin tjetër.

Ndërkohë, pesë persona janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe për t’iu nënshtruar kontrolleve të nevojshme.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.