Aksident i frikshëm në Tiranë (Foto)
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në zonën e quajtur rrethrrotullimi i Bathores.
Paraprakisht mësohet se një automjet tip Benz është përplasur me një motor dhe më pas është përplasur me tabelën sinjalizuese dhe bordurën.
Aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.
Nga aksidenti mësohet se ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit. Grupi hetimor i ngritur në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut kryesor të aksidentit./Klan Tv/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



