Aksident me motor/ Humb jetën një 21-vjeçar
Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Selanik të Greqisë.
Mësohet se viktima është një 21-vjeçar, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur.
Referuiar mediave vendase thuhet se aksidenti ndodhi rreth orës 05:20 në zonën e Toumbas, ku shqiptari ka humbur kontrollin e motorit me të cilin lëvizte dhe është rrëzuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia Rrugore e Selanikut ka nisur hetimet për këtë aksident që i mori jetën të riut shqiptar.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



