Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dyshohet për të plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës. Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja shihet një automjet i dëmtuar rëndë në pjesën e pasme, ndërsa disa persona ndodhen pranë makinës.
Ngjarja ka ndodhur në një prej korsive të autostradës, duke shkaktuar ngadalësim të qarkullimit për disa minuta. Ende nuk dihet shkaku i saktë i aksidentit, por paraprakisht dyshohet se ka persona të plagosur.
Policia dhe shërbimet e emergjencës janë njoftuar dhe pritet të mbërrijnë në vendngjarje për të kryer veprimet e nevojshme dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



