E mërkurë, 18 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
24-vjeçarja bie nga dritarja e taksisë në lëvizje, ndalohet shoferi
Lajme

24-vjeçarja bie nga dritarja e taksisë në lëvizje, ndalohet shoferi

Një ngjarje me rrethana ende të paqarta është regjistruar në zonën e Mulletit në Tiranë, ku një 24-vjeçare ka përfunduar në spital pasi dyshohet se ka rënë nga dritarja e pasme e një taksie në lëvizje. Për rastin, policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit, një 47-vjeçar, ndërsa shoqja e të dëmtuarës, e cila udhëtonte gjithashtu në taksi, është vënë nën hetim për pengim të zbulimit të së vërtetës dhe deklarim të rremë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 15 nëntorit 2026, në rrugën e fshatit Mullet. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 24-vjeçarja me inicialet P. V. dyshohet se ka dalë nga dritarja e pasme e automjetit që drejtohej nga shtetasi J. S., 47 vjeç.

E reja është transportuar në spital, ku vijon të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, pas hetimeve paraprake, autoritetet kanë vendosur ndalimin e drejtuesit të taksisë.

Në të njëjtën makinë ndodhej edhe një 23-vjeçare, me inicialet L. T., shoqe e të dëmtuarës. Ajo është proceduar penalisht, pasi dyshohet se ka kryer veprime që kanë penguar zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ka dhënë deklarime të rreme për rrethanat e saj.

Deri më tani, policia nuk ka bërë të ditur se çfarë ka ndodhur konkretisht brenda automjetit, si ka përfunduar 24-vjeçarja jashtë taksisë apo cilat kanë qenë deklarimet që kanë çuar në dyshimet ndaj pasagjeres tjetër.

Po ashtu, nuk janë dhënë detaje të hollësishme mbi arsyet e ndalimit të shoferit dhe përgjegjësitë që mund të ketë ai në këtë ngjarje.

Hetimet vijojnë për të sqaruar dinamikën e incidentit dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident apo nëse ka rrethana të tjera që lidhen me atë që ndodhi gjatë udhëtimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.