Aksident në Sarandë, plagosen shoferi dhe pasagjeri
Dy persona mbetën të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, në një aksident të regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Turizëm-Kanali i Cukës, tek ish-Turizmi, ku automjeti në të cilin udhëtonin shtetasit A.K dhe M.G ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një biznes.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur shoferi dhe një pasagjer. Drejtuesi i mjetit është bllokuar në makinë dhe është dashur ndërhyrja e policisë për nxjerrjen e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



