Aksident tragjik në Golem, humbin jetën dy të rinj
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Golem, ku dy të rinj kanë humbur jetën pas përplasjes së një motomjeti.
Sipas dëshmive të banorëve të zonës, dy të rinjtë dyshohet se po kryenin manovra me motor në mes të rrugës, duke ngritur gomën e përparme gjatë lëvizjes. Në një moment, drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin e motomjetit.
Banorët kanë treguar për mediat se motori është përplasur fillimisht me një shtyllë dhe më pas ka goditur hyrjen e një pallati.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, Elton Luzati.
Edhe pasagjeri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka pësuar plagë të rënda. Ai është transportuar me shenja jete në Spitalin e Durrësit, por ka ndërruar jetë pak më vonë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.
Rrethanat e plota të aksidentit pritet të sqarohen nga hetimet e autoriteteve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



