Aksidenti/ Makinat përplasen “kokë më kokë”! Mjetet përfundojnë të përmbysura në parkingun e lokalit, dëmtohen 8 të tjera
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.

Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, me një prej tyre që ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali, duke dëmtuar 8 mjete të parkuara.
Sipas të dhënave nga vendngjarja, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar drejt spitalit të Lezhës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



