Aksidenti në Tunelin e Kalimashit! Makina me targa të RMV i ra nga mbrapa kamionit të kompanisë që mirëmban rrugën

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në Tunelin e Kalimashit në Kukës.

Mësohet se dy nga të plagosurit janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Njëri prej tyre ka marrë dëmtime në këmbë, tjetri në krah dhe janë aktualisht duke marrë mjekim në Spitalin e Kukësit.

Mjeti me targa të Maqedonisë së Veriut i ka rënë nga mbrapa kamionit të kompanisë që mirëmban Rrugën e Kombit. Makina me targa të Maqedonisë së Veriut po udhëtonte drejt Kosovës.

Publikuar nga Publik Media