Aksioni te AKSHI, hiqet masa e sigurimit për zv.drejtorin e policisë
Pas një procesi të gjatë gjyqësor ndaj gjashtë personave, gjatë të cilit u verifikuan kushtet mbi shpalljen në mungesë të masave të sigurimit, Gjykata e Posaçme ka marrë vendime për çështjen e AKSHI-t.
Për Erjon Ismailin, gjykata vendosi heqjen e masës së sigurimit “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndërsa mbetet në fuqi masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre ose shërbimi publik”.
Sipas njoftimit zyrtar:
-
Masa e sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit Penal, do të vazhdojë të zbatohet ndaj Erjon Ismailit.
-
Masa e sigurimit “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodit Penal, është revokuar për të njëjtin shtetas.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



