E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AKSK ngre alarmin: Kujdes nga SMS dhe email-et mashtruese
Lajme

AKSK ngre alarmin: Kujdes nga SMS dhe email-et mashtruese

Një klikim mund t’ju boshatisë llogarinë

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ngritur alarmin për një valë në rritje të mesazheve mashtruese që po qarkullojnë në Shqipëri, duke synuar qytetarët përmes SMS-ve dhe email-eve të rreme.

Sipas njoftimit zyrtar, këto tentativa mashtrimi përdorin emra dhe identitet vizual të institucioneve të njohura si banka të nivelit të dytë, Posta Shqiptare apo struktura të tjera publike, me qëllim përfitimin e paligjshëm të të dhënave personale dhe bankare.

Skemat më të zakonshme lidhen me pretendime për pako të bllokuara që kërkojnë pagesë ose konfirmim adrese, njoftime për bllokim të llogarisë bankare apo sinjalizime për aktivitete të dyshimta financiare. Në shumicën e rasteve, qytetarëve u kërkohet të veprojnë menjëherë përmes një linku të dërguar, duke rritur rrezikun për rënie në grackën e “phishing”.

AKSK u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, si dhe të mos ndajnë në asnjë rast informacione sensitive si fjalëkalime, kode verifikimi (OTP), PIN-e apo të dhëna të kartave bankare.

Autoriteti thekson se çdo komunikim i tillë duhet verifikuar vetëm përmes kanaleve zyrtare të institucionit përkatës, ndërsa rastet e dyshimta duhet të raportohen menjëherë pranë autoriteteve kompetente.

“Një klikim i nxituar mund të mjaftojë për të komprometuar të dhënat tuaja. Qëndroni vigjilentë dhe verifikoni gjithmonë përpara se të veproni”, thuhet në apelin e AKSK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.