E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Do e pësoni keq! Kujdes nga faqet false që imitojnë e-Albania
Denoncime

Do e pësoni keq! Kujdes nga faqet false që imitojnë e-Albania

Alarm për mashtrime online

Autoriteti Kombëtar Kibernetik paralajmëron qytetarët

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ngritur shqetësimin për një rast të ri mashtrimi në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal ndaj linkeve të dyshimta që qarkullojnë online. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një skemë phishing që synon të vjedhë të dhënat personale duke imituar platformën e-Albania.

“Kujdes nga faqet false që imitojnë institucionet zyrtare!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike është njoftuar për një rast phishing të shpërndarë përmes rrjeteve sociale, kryesisht në Facebook, ku përdoruesit ridrejtohen në një faqe që imiton platformën zyrtare e-Albania me qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe kredencialeve të aksesit.

Menjëherë pas identifikimit të rastit, AKSK ka ndërmarrë masat përkatëse dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, domain-et dhe adresat IP të përdorura në këtë aktivitet keqdashës janë dërguar për bllokim pranë AKEP”, shkruhet në faqen zyrtare të Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Institucioni thekson se aksesi në e-Albania duhet të bëhet vetëm përmes adresave zyrtare, ndërsa u kërkon qytetarëve të shmangin çdo ndërveprim me faqe të dyshimta që kërkojnë të dhëna personale apo bankare.

“BËNI KUJDES!

Mos klikoni në linke të dyshimta që ju vijnë në rrjetet sociale apo aplikacione komunikimi.

Mos vendosni të dhënat tuaja personale apo bankare në faqe të pa verifikuara.

Verifikoni gjithmonë adresën zyrtare të platformave përpara se të identifikoheni.

Platforma zyrtare e e-Albania aksesohet vetëm përmes adresave zyrtare institucionale.

Sulmet phishing synojnë të mashtrojnë qytetarët përmes imitimit të faqeve të njohura dhe kërkojnë vigjilencë të shtuar nga çdo përdorues online”, përfundon njoftimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.