E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktori mund të humbasë trofeun e tij për shuppakën që  i dha Chris Rock në skenë
Lajme

Aktori mund të humbasë trofeun e tij për shuppakën që i dha Chris Rock në skenë

Akademia e Filmit “Oscars” dënon shuplakën e Will Smith

Akademia e Filmit Oscars “dënon” shuplakën e Will Smith ndaj Chris Rock dhe thotë se ka nisur shqyrtimin zyrtar të incidentit, sipas BBC. 

1

Pak orë më parë, burime për New York Post treguan se pas këtij veprimi Will Smith mund të humbasë çmimin e tij, pasi u shpall aktori më i mirë.

‘’Ishte një sulm dhune. Të gjithë ishim në shok dhe u krijua një situatë e parehatshme. Unë mendoj se Will nuk do që të kthej çmimin mbrapsht, por kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë”, tha një burim për The Post.

Ndërkohë Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit reagoi me një deklaratë zyrtare nga organizatorët, ku shkruhet:

“Akademia nuk e pranon dhunën në asnjë formë. Sonte ne jemi të kënaqur të festojmë fituesit tanë të 94-të të çmimeve Oscar, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga kolegët e tyre dhe dashamirësit e filmit në mbarë botën.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.