Mbyllet lokali i njohur në ish-Bllok
Drejtoria e Hetimit Tatimor pas inspektimeve të shumta në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ka bllokuar ditën e djeshme lokalin “The Code” për mungesë të kuponit tatimor dhe mossigurimit të një punonjësi.
Grupet e organeve fiskale kontrolluan gjithashtu dhe klubet e tjera të mëdha.
“Lolli Pop” pas kontrollit u gjet me shkeljen e mosdokumentimit te transaksioneve përmes kuponit tatimor si dhe me dy punëtore në të zezë të pa deklaruar.
Ndërsa “Cavalliero” pas kontrollit u gjet me shkeljen e moadokumetimit te transaksioneve përmes kuponit tatimor dhe mori gjobën respektive sipas ligjit.
Zëvendëskryeministri i bëri thirrje biznesmenëve ta bëjnë biznesin të ligjshëm dhe të mos punojnë në të zezë.
Ja çfarë shkruan Braçe:
BEJENI BIZNESIN TE LIGJSHEM!
Punoni fort dhe me fature tatimore e kupon, fitoni dhe shlyeni detyrimet;
JEPINI FUND PUNES ME PUNETORE NE TE ZEZE!
Eshte krim nje skllaveri e tille!
Nuk i behet me nje qenie humane kjo,
nuk do e tolerojme!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



