E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AKU bllokon kamionët me ushqim për kafshët  nga Beogradi
Flash

AKU bllokon kamionët me ushqim për kafshët nga Beogradi

Ushqimi i kafshëve që vjen nga Serbia në Shqipëri është i kontaminuar me toksinën kancerogjene, aflatoksinë.

AKU ka bllokuar 25 ton misër serb në pikën kufitare në Han të Hotit pasi në bazë të analizave laboratorike ky produkt ka rezultuar i pasigurtë për shëndetin e kafshëve. Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat.

Ushqimi i kafshëve me aflatoksinë nuk vë në rrezik vetëm  shëndetin e lopëve dhe të bagëtisë së imtë, por përbën rrezik edhe për njerëzit sepse aflatoksina më pas depozitohet tek qumështi.

“Është konstatuar gjatë aksioneve tona një ngarkesë misri me aflatoksinë, gjithashtu janë bllokuar dhe ngarkesat e tjera. Janë marrë 10 kamionë  misri, ndërsa sasia e produktit të bllokuar me aflatoksinë është 25 ton, dhe është vendosur që të asgjësohet pasi të bëhet verifikimi i të gjitha veprimeve administrative“, është shprehur Poliksen Drazho nga AKU.

Duke qenë përballë këtij alarmi të sigurisë së ushqimore, inspektorët e AKU  që ushtrojnë detyrat në pikat doganore  në kuadër të monitorimit do të analizojnë çdo ngarkesë ushqimi blegtoral, para se të shkojë në stallat e bagëtive që furnizojnë me lëndë të para fabrikat e qumështit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.