E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AKU e Shkodrës kallëzon në Prokurori subjektin ‘Modi’ shpk
Lajme

AKU e Shkodrës kallëzon në Prokurori subjektin ‘Modi’ shpk

Bllokohen 26 tonë misër nga Serbia

Rezultoi me përmbajtje mbi normë të alfatoksinës B1

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Qarkun Shkodër ka referuar një kompani tregtare në prokurori për import të misrit nga Serbia. Në magazinat e kompanisë “Modi” shpk në Shkodër u bllokuan 26 tonë misër rifuxho, pasi analizat treguan nivele të tejkaluara të alfatoksinës B1, substancë e dëmshme për shëndetin.

Sipas kallëzimit penal të hartuar nga autoriteti, kompania akuzohet për mashtrim në lidhje me produktet ushqimore. Fillimisht, Drejtoria Rajonale kishte vendosur bllokimin e mallrave deri në përfundimin e analizave laboratorike, por më pas subjekti dyshohet se ka shkelur sërish ligjin duke manipuluar produktet e bllokuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nënvizon rëndësinë e respektimit të standardeve të sigurisë ushqimore dhe paralajmëron inspektime të vazhdueshme për të parandaluar rreziqet për konsumatorët.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.