AKU mbyll dhe gjobit disa subjekte pranë shkollave, çfarë u gjet në produktet ushqimore
AKU ka mbyllur dhe gjobitur disa subjekte biznesi në afërsi të shkollave, në ambientet e të cilave janë vënë re probleme me ushqimet.
Sipas njoftimit të AKU, në kuadër të sigurisë ushqimore dhe monitorimit të të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor (OBU) pranë institucioneve arsimore në vend (shkolla, kopshte, çerdhe) AKU ka kryer në rang vendi 227 inspektime.
65 masa administrative me Paralajmërim, 13 masa administrative me gjobë në vlerën 1 720 000 lekë si dhe dy ndërprerje aktiviteti.
Fotot ilustruese
Ndërkohë gjatë inspektimeve, janë dhënë edhe këshillime ndaj subjekteve duke bërë të mundur eliminimin e problemeve që mund të konstatohen nga produktet ushqimore.
AKU inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi nga këto subjekte pranë shkollave dhe kopshteve në [email protected] si dhe në portalin e bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



