E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuza e rëndë e Belind Këlliçit për vëllain e kryeministrit
Denoncime

Akuza e rëndë e Belind Këlliçit për vëllain e kryeministrit

 Shoku i Olsi Ramës, Gert Haka, bleu tokë për 320 mijë euro dhe e rivlerësoi në 26 milionë euro brenda dy muajve

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, ku ngre akuza të forta për një transaksion financiar që, sipas tij, lidhet me një person të afërt të Olsi Ramës.

Sipas Këlliçit, bëhet fjalë për një rast që ai e cilëson si një “mrekulli financiare”, ku një pronë e blerë për 320 mijë euro është rivlerësuar në vetëm dy muaj në 26 milionë euro.

Deputeti demokrat pretendon se me gjysmën e kësaj prone, personi në fjalë është bërë më pas pronar i kazinosë në kullën Air Albania.

“Në dy muaj, ai blen një tokë për 320 mijë euro dhe e rivlerëson në 26 milionë euro. Me gjysmën e kësaj toke bëhet pronar i kazinosë së kullës Air Albania”, shkruan Këlliçi.

Ai shton se kjo lëvizje financiare është kryer, sipas tij, pa u penguar nga institucionet që kanë për detyrë monitorimin dhe luftën kundër pastrimit të parave.

“Kjo lëvizje bëhet nën hundën e disa institucioneve që monitorojnë dhe teorikisht luftojnë pastrimin e parave, me në krye SPAK”, deklaron deputeti.

Në fund të reagimit, Këlliçi lidh këtë rast me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se Shqipëria është kthyer në një “parajsë” për Olsi Ramën dhe rrethin e tij shoqëror.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.