E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albin Kurti, kreu i Vetëvendosjes s’mund të kandidojë për deputet
Publik News

Albin Kurti, kreu i Vetëvendosjes s’mund të kandidojë për deputet

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka rrëzuar dje Qeverinë, me shumicë deputetësh nga radhët e LDK-së, duke bërë që vendi të shpallë zgjedhjet e reja jo më larg se 40 ditë nga dalja e vendimit të Kushtetueses.

Vetëvendosje, e cila ishte dhe partia që e çoi qeverinë e re në Kushtetuese, e ka mirëpritur vendimin e saj, por aty ka dhe një “hile” për kreun e saj, Albin Kurti. Gjykata i ka ndaluar Albin Kurtit kandidimin për deputet, bashkë me disa zyrtarë të tjerë të VV sepse janë të dënuar me kusht.

Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit, Faton Topallit e shumë të tjerë nga Vetëvendosja nuk do të mund të kandidojnë sepse janë dënuar me kusht për hedhjen e gazit në Parlament. Por, kjo “hile” e ka një zgjidhje sipas juristëve në Kosovë.

Ata janë shprehur se Albin Kurti mund të mos kandidojë për deputet, por mund të nominohet nga partia e tij si i vetmi emër për Kryeministër, pa u futur në listat zgjedhore.

Kujtojmë se, muaj më parë LDK e Isa Mustafës rrëzoi Qeverinë Kurti nga pushteti, duke prishur koalicionin që kishin bashkë. Për këtë, vendimtare ishte vota e deputetit Etem Arifi, e cila u shpall e pavlefshme dje nga Gjykata Kushtetuese sepse deputeti është dënuar me burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.