E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Altin Troplini, mbron gjyqtaren Irena me 5 mbiemra
Lajme

Altin Troplini, mbron gjyqtaren Irena me 5 mbiemra

 Si po urdhërohet drejtuesi i Prokurorisë që të fsheh dosjen e Arubës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza në drejtim të sistemit të drejtësisë, ndërsa sulmoi ashpër kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin. Ai tha para GJKKO-së se Dumani është urdhëruar që të fshihet dosja “Aruba”.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë, këtu takova Altin Troplinin, i cili po pinte një kafe me McGonigalin.
Dhe McGonigali po e përgëzonte, po i jepte një çmim, atë të armikut të egër të pluralizmit politik.
Në duar, McGonigal kishte dosjen e Arubës dhe e urdhëronte që ta fshehësh pafytyrësish siç e ke fshehur gjithë këto vite dhe bënë që qytetarët shqiptarë të mësojnë për një nga aktet më kriminale në historinë e një shteti, takimin në Aruba të qeveritarëve shqiptarë.
Bënë që shqiptarët të mësojnë për Arubën nga prokuroria italiane.
Bënë që të mësojnë për Arubën nga gjykata belge.
Kurse ky llum njerëzor, që ka integritetin e një krimineli, fsheh një nga skandalet më të mëdha në historinë e një shteti.
Natyrisht ky është një peng i parave të krimit që i ka larë dhe shndërruar në pronat e tij dhe nuk i justifikon.
Por këto kisha për sot për Altin Troplinin.”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.