E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasada Amerikane reagon për ndryshimet ligjore të Kodit Penal,
Flash

Ambasada Amerikane reagon për ndryshimet ligjore të Kodit Penal,

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për Euronews Albania lidhur me ndryshimet ligjore te Kodit Penal dhe paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për ndërhyrje në legjislacion pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Pyetjes drejtuar ambasadës amerikane thekson se qëllimi i deklaruar është ndalimi i ushtrimit nga organet e drejtësisë (SPAK dhe GJKKO) të masës së pezullimit nga detyra të funksionarëve të lartë si anëtarët e Këshillit të Ministrave, Presidentit dhe zyrtarëve të tjerë.
Ambasada në përgjigjen e saj theksoi se nuk komenton çështjet ligjore që janë në proces. Sipas saj pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër krimit.

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Nuk kemi koment për çështjet ligjore që janë në proces”, u përgjigj Ambasada Amerikane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.