E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA: Grupe të lidhura me Iranin mund të kryejnë sulme në Shqipëri
Bota

SHBA: Grupe të lidhura me Iranin mund të kryejnë sulme në Shqipëri

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka lëshuar një njoftim sigurie, duke ngritur shqetësime për një rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin në Shqipëri.

Sipas njoftimit, këto grupe mund të synojnë subjekte të lidhura me SHBA-në ose elementë të opozitës iraniane që ndodhen në vend. Paralajmërimi përfshin gjithashtu mundësinë që objektiva të jenë edhe ambiente të zakonshme të frekuentuara nga publiku.

Ambasada përmend konkretisht zona turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante si vende potencialisht të rrezikuara.

Në reagimin e saj, ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Shqipëri të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të ndjekin informacionet zyrtare mbi sigurinë.

Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të ambasadës dhe shoqërohet me një apel për kujdes në aktivitetet e përditshme dhe ambientet publike.

Njoftimi i plotë:

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.