E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja amerikane reagon pas operacionit të SPAK: Godtije kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit
Publik News

Ambasadorja amerikane reagon pas operacionit të SPAK: Godtije kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim të premten deklaroi se shumë persona pretendojnë apo shpresojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”, por e vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se koha e pandëshkueshmërisë po mbaron.

Në një shënim në rrjetin social Tëitter, Kim bëri thirrje për të parë aksionin e sotëm, i cili është një sulmet e fundit kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar.

“Disa deklarojnë/shpresojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”. E vërteta është që po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se pandëshkueshmëria po merr fund. Shikoni aksionin e madh të sotëm, është vetëm goditja më e fundit ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar”.

Prokuroria e Posaçme dhe Drejtoria Antimafia e Barit goditën një rrjet të gjerë të trafikut të ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimin e parave që vepronte në Shqipëri dhe Itali.

Megaoperacioni i koduar “Shpirti”, përveç Shqipërisë dhe Italisë u shtri njëkohësisht edhe në Spanjë e Mal të Zi, ndërsa si rezultat i tij u lëshuan 38 urdhërarreste. Gjatë së premtes u ekzekutuan 28 prej tyre.

Mes të arrestuarve është prokurori i Vlorës, Maksim Sota, Ilirjan Balla Shef i Sektorit të Trafiqeve në Policinë e Shtetit, ish-Nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj dhe Drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, Saimir Kurti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.