E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja e BE takim me  kreun e SPAK: Sundimi i ligjit përbën shtyllën kryesore në rrugën integruese të Shqipërisë
Publik News

Ambasadorja e BE takim me kreun e SPAK: Sundimi i ligjit përbën shtyllën kryesore në rrugën integruese të Shqipërisë

Ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Christiane Hohmann ka zhvilluar sot një takim me Kreun e SPAK, Arben Kraja dhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja ku ka përcjellë mesazhin e qartë se sundimi i ligjit është shtylla kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Sipas ambasadores, Synimet kyçe mbeten pavarësia dhe integriteti i institucioneve të drejtësisë, gjykata efikase dhe rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

Hohmann thekson se Bashkimin Evropian do të mbështesë Shqipërinë në këtë rrugë sifduese.

“Takime të rëndësishme sot me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe kreun e SPAK Arben Kraja. Sundimi i ligjit përbën shtyllën kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Konsolidimi i reformës në drejtësi duhet të shkojë përpara.

Synimet kyçe mbeten pavarësia dhe integriteti i institucioneve të drejtësisë, gjykata efikase dhe rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, në mënyrë që qytetarët të ndihen më të sigurt dhe t’u besojnë institucioneve të tyre të drejtësisë. BE-ja është këtu për t’ju mbështetur në këtë rrugë sfiduese,” Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.