E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Amnistia penale ende pa listë përfituesish, Ministria e Drejtësisë nis konsultimet
Lajme

Amnistia penale ende pa listë përfituesish, Ministria e Drejtësisë nis konsultimet

Ndonëse ishte paralajmëruar se rreth 380 të burgosur mund të përfitojnë nga amnistia e re penale, deri tani nuk ekziston një listë konkrete me emra, ndërsa projektligji nuk është shpërndarë ende zyrtarisht tek të gjithë aktorët e interesuar.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të sistemit penitenciar për të diskutuar ngritjen e grupeve të punës që do të përcaktojnë kriteret për përfituesit. Sipas burimeve, procesi është ende në fazë përgatitore dhe po synon të filtrojë rastet që plotësojnë kushtet ligjore.

Projektligji parashikon amnisti për burrat e dënuar deri në 3 vite burg dhe për gratë deri në 4 vite, si edhe ulje dënimi deri në 1 vit për dënimet e shkurtra. Nga përfitimi përjashtohen veprat e rënda penale si vrasjet, dënimet me burgim të përjetshëm dhe çështjet e korrupsionit të gjykuara nga strukturat e posaçme.

Gjithashtu, në diskutim është edhe përjashtimi i disa procedimeve të fundit me dënim maksimal deri në 2 vite. Autoritetet pritet të bëjnë publike detaje të mëtejshme pasi projektligji të formalizohet dhe të nisë shqyrtimi parlamentar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.