E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ana Lika rrëfen historinë e dashurisë me Bjordin: U takuam në një vaki!
Lajme

Ana Lika rrëfen historinë e dashurisë me Bjordin: U takuam në një vaki!

Aktorja Ana Lika ka rrëfyer me sinqeritet historinë e njohjes dhe lidhjes së saj me partnerin, Bjordi Mezini, duke treguar se gjithçka nisi pa asnjë shkëndijë dashurie.

Ajo shpjegon se njohja e parë ka ndodhur në ambientet e Top Channel, ku më pas, për shkak të profesionit, rrugët e tyre janë kryqëzuar sërish në bashkëpunime të ndryshme.

Sipas Anës, lidhja e tyre nuk ishte aspak dashuri me shikim të parë, madje e kundërta:

“Mendoj që ishte dhe zgjedhje e Bjordit në heshtje që lidhja jonë ishte hermetike. Ne u gjendëm shumë mirë bashkë pasi punonim dhe bashkë. Nuk besoj që ishte dashuri me shikim të parë. Nuk e kam pasur qejf. Mbaj mend takimin e parë me Bjordin, ku ka qenë i ftuar në ‘Pa limit’ këtu në Top Channel. Nuk më pëlqeu dhe unë e urreva.”

Ajo tregon se pas disa vitesh janë takuar rastësisht në një ceremoni mortore, ku Bjordi i ka propozuar një rol:

“Pas disa vitesh u takuam në një ngushëllim, më propozoi për një rol. I thashë ‘patjetër’ dhe i jap adresën e e-mail. Prita skenarin dhe hiç.”

Historia vijon me një kthesë të papritur, pasi vetëm pas shumë vitesh ajo mori një telefonatë për një rol tjetër:

“Pas shumë vitesh më vjen një telefonatë dhe më propozojnë një rol që e pranova. Shkova dhe atje gjej Bjordin në tavolinë. E pranova rolin, filluam të kishin probleme si aktor-regjisor”, rrëfen ajo.

Pavarësisht nisjes jo fort premtuese dhe përplasjeve në punë, duket se pikërisht bashkëpunimi profesional i afroi, duke u kthyer më pas në një histori dashurie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.