Analisti habit rrjetin: Do bëj fëmijë me marrëveshje me një kolege
Analisti i njohur Arjan Curri, zbuloi për herë të parë përballë Grida Dumës, detaje nga jeta e tij private, duke folur për familjen, shkollën dhe vendimin për të jetuar beqar.
Gjatë intervistës me Gridën Dumën, Curri u pyet për ndërtimin e një familjeje dhe mundësinë për të qenë baba. Ai theksoi se për të, të bërit baba është një përgjegjësi shumë e madhe dhe duhet të ndodhë vetëm kur ekziston dashuria e konsoliduar:
“Po jam duke folur me një kolegen time tani, e cila akoma nuk po pranon që të bëj një fëmijë me të dhe të kujdesem për të dhe fëmijën tim me të në një lloj distance”, tha ai, duke treguar seriozitetin ndaj temës.
Curri shtoi se nuk dëshiron të ndërmarrë hapa të nxituar:
“Kam një gjë unë o Grida që arrij një gjë dhe them ‘kjo është? Ç’është kjo, nuk është për mua’. E lëmë. Prandaj them, unë ruaj të tjerët nga vetja. Sepse unë mund të bëj martesë, mund të bëj edhe fëmijë dhe të them pastaj ‘kjo është?’. Kjo nuk është për mua.”
Kur u pyet nëse kjo do të thotë që nuk duhet ta provosh fare të bësh fëmijë, Curri theksoi:
“Te fëmija nuk duhet të bësh shaka, nëse te këto të tjerat ka një lloj falje. Ose bëhet me marrëveshje.”
Analisti shtoi se marrëveshja e tillë do të nënkuptonte kujdes të ndarë dhe respekt ndaj hapësirës personale, duke treguar se kolegia me të cilën po bisedon e respekton këtë stil jetese:
“Më zgjodhi ajo mua. Është femër, grua që nuk më bezdis, respekton karakterin tim për një hapësirë.”
Për Curri-n, ky qëndrim është një mënyrë për të ruajtur balancën mes përgjegjësive dhe jetës personale, duke mos nxituar vendime që mund të ndikojnë tek fëmijët apo partnerët e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



