E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor, ja kush e zëvëndëson
Lajme

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor, ja kush e zëvëndëson

Anton Martini është larguar nga detyra e drejtorit të Hetimit Tatimor, në një tjetër ndryshim në nivelet drejtuese të administratës publike.

Në vend të tij është emëruar Everest Kazheli, i cili vetëm pak ditë më parë ishte caktuar në krye të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan. Megjithatë, qëndrimi i tij në këtë post zgjati vetëm rreth tre orë, pasi më pas dha dorëheqjen.

Anton Martini, ish-prokuror, drejtonte Drejtorinë e Hetimit në administratën tatimore që prej vitit 2024.

Ndërkohë, Kazheli ka një eksperiencë të mëparshme në strukturat e Kadastrës. Ai ka drejtuar Drejtorinë Vendore të ASHK-së në Fier, si dhe strukturën e këtij institucioni në Lushnjë.

Lëvizja vjen në një periudhë ndryshimesh në nivelet drejtuese të institucioneve shtetërore, pas edhe emërimit të drejtueses së re të Përgjithshme të Burgjeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.